Shefja e ISHP tregon pse shkollat do mbyllen pjesërisht: Në pediatri ka numër të shtuar fëmijësh që po vijnë të sëmurë me viroza gripale

Ditën e sotme u vendos që shkollat të mbyllen pjesërisht, me një kombinim të mësimit online dhe atij fizik.

Më herët Rama dhe Komiteti Teknik thanë se shkollat nuk janë vatra infeksioni, por sot u mor ky vendim, që gazetarja Eni Vasili e ka cilësuar si të papritur.

Nga ana tjetër shefja e ISHP-së Albana Fico ka thënë në “open” se arsyeja është pasi në repartet pediatrike po shtohet numri i fëmijëve me viroza respiratore.

Vasili: Ju thatë, Rama tha se nuk janë vatra shkollat, pse ky ndryshim i papritur?

Fico: Ky nuk është ndryshim i papritur, pasi kemi thënë që situata monitorohet në kohë ditore. Është një situatë që vlerësohen të gjitha grupet. Kështu u vlerësuan dhe shkollat. Në deklaratat e plotikanëve janë dy gjëra që nuk shpjegohet. Me uljen e temperaturave janë rritur dhe numrat e pacioentëve fëmijë me gjendje gripale.

Vasili: Do jenë vetë shkollat që do vendosin si do ndodhë kombinimi mes online dhe fizikes?

Fico: Ne e kemi të parashikuar këtë. Kur ka prezencë fizike do shoqërohet me prokollin e caktuar. Ne kemi rekomanduar që të jetë MSH ajo që do e vendosë këtë gjë, se si do bëhet kombinimi. Në reparte pediatrike ka shtrim të fëmijëve me viroza respiratore. Ndaj kjo është një përkujdesje e shtuar.

Back to top button