Tërmeti dhe COVID/ Balla sulmon Bashën: Të bësh politikë me vdekjen, nuk paska kufij moral

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit, ka sulmuar opozitën dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën, në lidhje me kritikat dhe akuzat për rindërtimin pas tërmetit dhe menaxhimin e epidemisë së COVID.

Balla tha se qeveria, veç dy tragjedive, është përballur edhe me “panikun e frikën të shkaktuar nga opozita”.

Ai akuzoi Bashën se “po bën politikë me vdekjen dhe se “nuk ka kufij moral”.

“Veç tërmetit dhe pandemisë, jemi përballur edhe me panikun e frikën e shkaktuar nga opozita. Me konferenca për shtyp nga divani, bëjnë thirrje për të mos dëgjuar Edi Ramën, për të larë duart. Pastaj filluan me testimet, që ja rrëzoi edhe OBSH. Lulzim Basha nuk paska kufij moral, qoftë për trajtimin e tragjedisë së tërmetit qoftë me solidarizimin për pandeminë, të bësh politikë me vdekjen, kjo nuk do harrohet kurrë. Në kohë të vështira duhen njerëz të fort që dinë të drejtojnë vendin dhe Shqipëria e ka ekipin”.

Back to top button