Udhëtim piktoresk mes maleve, Rama: Rruga e re Ceren-Radomirë porta hyrëse për në Korab (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video të rrugës së re nacionale Ceren-Radomirë e cila do të lidh disa fshatra dhe kalon përmes një natyre të mrekullueshme.

Kreu i qeverisë shkruan se rruga e re është një portë hyrëse në Korab, i cili është një nga destinacionet që ka nisur të frekuentohet dhe ka një potencial ekonomik për zonën.

‘Ja edhe rruga e re Ceren-Radomirë (Kala e Dodës), e cila është edhe portë hyrëse për në Korab, një nga destinacionet që sapo ka nisur të frekuentohet nga turistët dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik për zonën verilindore’, shkruan Rama.

Back to top button