Rama: Nëse nuk do isha kryeministër, për vrasjen e Klodian Rashës do të…

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur tronditëse vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie. Kreu i qeverisë u shpreh se në një pozicion tjetër, jo si kryeministër, edhe ai do të kishte dalë në protestë. Gjithsesi kryeministri dënoi dhunën e protestuesve, duke thënë se me aktet vandale “treguan prejardhjen e njeriut”.

“Vrasja e një të riu natën nga një efektiv policie, është tejet tronditëse. Edhe unë vetë do të kisha dalë në protesta, por nuk do gjuaja policinë me gur dhe as nuk do të thyeja xhamat e Muzeut Historik Kombëtar, për t’u kujtuar njerëzve dhe vetës prejardhjen e njeriut, por për të kërkuar drejtësi për Klodianin e vrarë.”, tha Rama.

Kreu i qeverisë sqaroi se vrasja nuk ishte “aksidentale” dhe se i riu u vra nga ai që duhej ta mbronte.

“Në atë moment të parë kur shoqëria reagon si një familje sepse një anëtar i familjes së madhe ka humbur jetën jo aksidentalisht por për shkak të atyre që familja ka besuar për ta mbrojtur”, tha Rama./ Gazeta SHQIP

Back to top button