Zgjedhjet e Kosovës me udhëheqësit në Hagë/ A është Vlora Çitaku kandidatja për kryeministre?

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të rrëzuar qeverinë e Avdullah Hotit ka sjellë një ndryshim radikal politik në vend. Partitë kanë nisur menjëherë përgatitjet për zgjedhje, madje edhe LDK-ja që u dëmtua më shumë.

Presidentja e Kosovës në detyrë ka thirrur partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve që sipas të gjasave do të zhvillohen në shkurt.

Megjithatë enigma më e madhe për këto zgjedhje është se cila do të jetë fytyra e Partisë Demokratike e Kosovës që ka në burg edhe udhëheqësin aktual Kadri Veseli edhe udhëheqësin historik Hashim Thaçi.

PDK aktualisht drejtohet nga me komandim nga ish-zv.kryeministri Enver Hoxhaj, por sinjalet janë që kjo forcë politike do të nxjerrë një grua për shefe të listës zgjedhore, si edhe për të përdorur trendin e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e një viti më parë.

Bëhet fjalë për Vlora Çitakun, ambasadoren e Kosovës, në SHBA, e cila menjëherë sapo është dhënë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ka lëshuar një mesazh të koduar në rrjetet sociale. “Game of Thrones”, ka shkruar Çitaku, dhe më pas ka shkruar me kapitale “PO” që duket se është pohimi për një angazhim politik në këto zgjedhje. PDK doli parti e tretë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 por kjo parti nuk pranoi të përfshihej në negociatat për formimin e asnjë qeverie, duke bërë të ditur se do të qëndronte në opozitë./GazetaShqip

Zgjedhjet e Kosovës me udhëheqësit në Hagë/ A

Zgjedhjet e Kosovës me udhëheqësit në Hagë/ A

Back to top button