Arti në zi! Ishte i prekur nga Covid-19, ndërron jetë këngetari shqiptar

Ka ndërruar jetë ditën e sotme kantautori i njohur, Kujtim Prodani, i cili ishte i infektuar me Covid-19.

Në fund të vitit që lamë pas, Prodani njoftoi vetë se ishte i prekur nga koronavirusi. Ai postoi në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqej i shtrirë në spitalin Shefqet Ndroqi, ku duket se mban një maskë oksigjeni.

‘Sa miq e sa të afërm na more ; o flamë e keqe.’– shkruante Prodani.

Prodani ka qenë një kantautor i njohur për publikun shqiptar, ku gjatë mbi 30 viteve karrierë është prezantuar me krijime tejet origjinale. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në festivale të ndryshme, ku ka spikatur sidomos për tekstet e tij.

Back to top button