Hysenagolli: Në Shqipëri nuk duan t’ia dinë për basketbollin

Basketbollisti i kombëtares shqiptare Endrit Hysenagolli zvilloi një paraqitje të nivelit të lartë në derbin e Prizrenit duke kontribuar me 15 pikë, 20 ribaund dhe 3 asiste në fitoren 71-66 që Bashkimi arriti kundër Prizrenit.

Në një intervistë për emisionin “Sport Magazine”, Hysenagolli foli për ambientin në Kosovë si dhe aspiratat këtë sezon.

“Kisha kohë pa luajtur në ndeshjet zyrtare. Në Shqipëri është një kohë që gjatë që kampionati nuk po luhet dhe akoma nuk kemi marrë një informacion se kur do të fillojë. Unë vendosa të shkoj këtë periudhë në Kosovë.

Fillova me ekipin e Bashkimit ku dje kishim një ndeshje shumë të fortë. Ia dolëm me sukses, edhe vetë nuk e prisja të bëja këtë paraqitje të nivelit të lartë sepse kisha kohë pa luajtur në ndeshje zyrtare.”

Hysenagolli foli edhe për bllokadën që qeveria shqiptare i ka bërë basketbollit dhe lojërave me dorë.

“Është shumë e keqe për sportistët, 90% e basketbollistëve për momentin janë pa aktivitet. As nga Federata nuk po marrim asnjë përgjigje, klubet nuk dinë gjë dhe është një situatë kaotike. Të gjithë vetëm presin, asgjë më shumë”.

Back to top button