“Nga pasuri e paluajtshme te likujditetet bankare”: Zbardhet pasuria e deklaruar e Blendi Klosit, ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Blendi Klosi u zgjodh ministër i Turizmit dhe Mjedisit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në shtator 2017, duke zëvendësuar në këtë detyrë përfaqësuesin në atë të kohë të LSI-së, Lefter Koka. Ai ka mbajtur më parë detyrën e ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Blendi Klosi është diplomuar në fushën e Inxhinierisë Elektronike në Fakultetin e Inxhinierisë pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1993,  ku më pas u angazhua si pedagog. Në vitin 1996, ai ka shërbyer në Këshillin e Ministrave fillimisht pranë DAP dhe më tej si asistent i Kryeministrit.

Veprimtaria politike e z.Klosi është mjaft e pasur me angazhime të rëndësishme si zëvendës/ministër i Pushtetit Lokal (1999-2001), kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Ministër i Shtetit (2002-2004) apo Ministër i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve (2004-2005).

Gjithashtu, z. Klosi është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe ka një angazhim të gjatë si deputet dhe përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në 5 legjislatura.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministrit Blendi Klosi nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

, “Nga pasuri e paluajtshme te likujditetet bankare”: Zbardhet pasuria e deklaruar e Blendi Klosit, ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi për vitet 2003-2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Blendi Klosi nuk deklaron asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare e deklaruar kap vlerën e 8.4 milionë lekëve.

Pasuria familjare e Z. Klosi përbëhet nga dy kategori; pasuri e paluajtshme në vlerën e 5.8 milionë lekëve dhe likujditete bankare prej 2.5 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.4 milionë lekë, nga të cilat 67% kanë si burim pagën e Z. Klosi dhe gati 31% pagën e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, nga të cilat asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se rritja e pasurisë është financuar kryesisht përmes kredive bankare.

Përgjatë viteve të deklarimit, Z.Klosi deklaron kredi bankare me vlerë totale 8.8 milionë lekë, nga të cilat 5 milionë i merr në vitin 2004 për blerjen e një apartamenti, 1.3 milionë në vitin 2006 për blerjen e një automjeti dhe 2.5 milionë lekë në vitin 2011 për blerjen e një tjetër automjeti. Kreditë bankare shlyhen rregullisht në vitet pasardhëse.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Back to top button