Stamboll, zbulohet vepra e panjohur e Naimit

“MEHMET NAIM”

        U gjet së fundmi, një vepër e Naim Frashërit, kjo e panjohur nga studiuesit. Botimi i përket shtëpisë botuese “Karabet” në Stamboll.

, Stamboll, zbulohet vepra e panjohur e Naimit

Vepra e tij “Kiraat risalesi”, tashmë është e përkthyer nga turqishtja osmane në shqip prej studiuesit Abdulla Rexhepi.

I ftuar në KTV, Rexhepi ka treguar se ka rënë në gjurmët e kësaj vepre duke kërkuar online në arkivin e Stambollit.

, Stamboll, zbulohet vepra e panjohur e Naimit

Megjithëse ky libër shkollor ishte botuar që në të gjallë të autorit, i cili është nëshkruar në të, si Mehmet Naim, ajo kishte mbetur disi e panjohur dhe deri sot, nuk ishte evidentuar nga ata që janë marrë me veprën e Naim Frashërit.

, Stamboll, zbulohet vepra e panjohur e Naimit

Abdulla Rexhepi, i cili është profesor pranë Departamentit të Orientalistikës në Universitetin e Prishtinës, ka theksuar se ka edhe dy vepra të tjera të Naimt, që janë përmendur, por që askush nuk e di nëse janë botuar, apo nëse ekzistojnë ndokund.

Back to top button