VIDEO/ Rama vizitë zyrtare në Ankara, me ftesë të Erdogan: Për të hapur një kapitull të ri…

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në një vizitë zyrtare në Ankara.

Lajmin e bën të ditur vetë kreu i qeverisë, nëpërmjet një postimi në facebook, ndërsa thotë se vizita e tij vjen me ftesë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Rama thotë se mes dy qeverive po diskutohet për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi.

“Ankara – Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategji”, shkruan Rama.

Back to top button