Arjan Konomi tregon me lot në sy: Si më shpëtoi jetën Albin Kurti gjatë luftës në Kosovë

Opinionisti i emisionit Për’puthen, Arjan Konomi ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Kojshia show”. Ai rrëfeu për kohën e luftës në Kosovë, ku kishte punuar si gazetar për mediat italiane dhe se kishte bërë shkrimin e parë në një media ndërkombëtare për UÇK-në.

Mes emocionesh të forta, ai rrëfeu se si i kishte shpëtuar jetën Albin Kurti në një incident qe kishte ndodhur.

“Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin student, ata student me shpresa të mëdha.

Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusëve dhe kur shkova për të shkuar të Hotel Grandi ishte banda e Arkanit dhe ishin policia serbe dhe nuk po arrija të kontaktoja me Albinin se kisha ardhur por nuk kisha celular në atë kohë.

Kisha një mënyrë për ta kontaktuar që ma kishte dhënë një italiane, por më ka shpëtuar një mik i imi Fadil Ismajli, po ta zbulonin se kisha pasaportë të Shqipërisë, jeta ime ishte në rrezik.

Mund të më vrisnin serbët. Pastaj Albini më strehoi te një familje tek Kodra e Trimave që jam munduar ta kujtojë emrin dhe që atje kam lëvizur për në Prizren, Gjakovë e Pejë”, rrëfeu ai.

Si rrallëherë, Arjan Konomi rrëfen si i shpëtoi jetën

Back to top button