Arkeologjia nënujore në Shqipëri, çfarë ka zbuluar projekti “Liburna”

“Arkeologjia nënujore në Shqipëri” është projekti që do të transmetohet nga emisioni “Të mërkurat e MArTa” ku flasin drejtoresha e Muzeut Eva Degl’Innocenti, profesorët e Universitetit të Foggia Danilo Leone dhe Maria Turchiano.

Që nga 2007-ta ata kanë ndjekur Projektin Ndërkombëtar të Kërkimit Arkeologjik Nënujor “Liburna”. Në dekadat e fundit, ka pasur një interes të ri në studimin e Adriatikut, i analizuar gjithnjë e më shumë si një sistem kompleks, falë konvergjencës së një sërë kërkimesh historike, arkeologjike, antropologjike, ekonomike dhe politike.

Objekti historiografik i disa prej këtyre studimeve është deti, duke filluar nga peisazhet e tij bregdetare, rrugët e tij, qarkullimi i mallrave, njerëzve dhe ideve, shtresëzimet e qytetërimeve të tij.

Arkeologjia nënujore ka ndihmuar në zbulimin e disa aspekteve të këtij deti të ngushtë dhe të gjatë, i cili gjithmonë është karakterizuar nga lëvizje shumë intensive dhe i përdorur nga anije të mëdha dhe anije për lundrim mesatar dhe të vogël bregdetar.

Dhe është pikërisht në këtë skenar që projekti i kërkimit “Liburna” mbi peisazhet bregdetare dhe nënujore të Shqipërisë u maturua, i lindur nga nevoja për të zbuluar kontekste të një rëndësie të jashtëzakonshme pothuajse krejtësisht të pashkelur, të koordinuar nga Universiteti i Foggia, promovuar nga Rajoni i Pulias, nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria Shqiptare e Kulturës, Instituti Kombëtar Arkeologjik i Akademisë së Shkencave dhe Universiteti i Tiranës dhe mbështetur nga Agjencia e Trashëgimisë Kulturore Euromesdhetare, Guardia di Finanza, Marina Detare Shqiptare dhe nga Asso Onlus.

Studiuesit Danilo Leone dhe Maria Turchiano shpjegojnë se ky është një terren eksplorimi që ende nuk është zbuluar sepse ndalimi i aktiviteteve nënujore të vendosura nga ish-regjimi komunist kishte parandaluar zhvillimin e strukturave kërkimore sistematike dhe logjistike për të mbështetur këto aktivitete.

Projekti “Liburna” u relizua gjatë 4 fushatave të zbulimit me dy objektiva kryesorë: zhvillimi i një harte arkeologjike të bregdetit shqiptar dhe zbatimi i aktiviteteve që synojnë trajnimin profesional dhe mbrojtjen dhe zgjerimin e trashëgimisë nënujore.

Back to top button