Uashingtoni, Palmer: Kush prish zgjedhjet në 30 qershor nuk hyn në SHBA

Ne nje interviste per Top Channel, Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA Matthew Palmer konfirmoi indirekt paralajmerimet qe kryeministri shqiptar Edi Rama ka bere per ata qe prishin procesin zgjedhor te 30 qershorit, Ja çfare thote ai:

Opozita ka bojkotuar zgjedhjet vendore. A do t’i njihni këto zgjedhje pa opozitën? Kryeministri Edi Rama ka thënë se “kushdo që do të përpiqet të pengojë njerëzit të shkojnë për të votuar në qendrat e votimit do të kryejë një krim zgjedhor dhe nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë në SHBA.” A ka ndonjë ligj amerikan që e mbështet një pretendim të tillë të Kryeministrit Edi Rama?

Matthew Palmer: Kur isha në Tiranë në prill, e nxita opozitën të merrte pjesë në zgjedhje, t’ia përcillte mesazhin e saj qytetarëve, të fitonte pozicionin në qeveri, dhe pastaj ta përdorte fitoren si mjetin për të mbajtur angazhimet dhe vizionin për të ardhmen. Ishte vendimi i udhëheqësve të opozitës, dhe vetëm i tyre, që të mos regjistroheshin për zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk mund të fitosh zgjedhjet nëse qëndron jashtë tyre dhe përdorimi i bojkotit për të penguar zgjedhjet vendore të një vendi të tërë nuk ndihmon për ndërtimin e institucioneve më të forta demokratike. I kemi paralajmëruar drejtuesit e opozitës të mos pengojnë procesin zgjedhor, çka siç e vërejta, mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA.

Ditën e zgjedhjeve, ekipet tona të ambasadës do të vendosen në qendra votimi për monitorim zgjedhor. Kemi në plan të shqyrtojmë raporitmet për monitorimin zgjedhor të ekipeve tona si dhe ato të ODIHR.

Back to top button