“Meta duhet të ngjallë të vdekurit”, Balla publikon mesazhin e qytetarit: Ishte habitur mileti! Presidenti mori dikë në telefon për t’i dekoruar gjyshin e vdekur

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, njëherësh dhe drejtues politik i kësaj partie për Qarkun e Elbasanit ka publikuar në rrjetin social facebook një mesazh që ka marë nga një qytetar i Librazhdit pas vizitës se presidentit Ilir Meta.

“Po nuk shkon mor burrë i dheut që Presidenti të hyjë në Librazhd sikur po shkon fshehurazi dhe të mbajë një trastë me dekorata në sedilen e pasme!”, shkruan qyterari, teksa thekson se të gjithë kishin mbetur të habitur nga fakti që Presidenti sot ka marrë në telefon dikë per t’i dekoruar gjyshin e ikur nga kjo botë para shume vitesh.

Balla në përgjigjen që i ka kthyer qytetarit i ka kërkuar të mos  habitet, pasi nuk i dalin numrat e të gjallëve Monës se ka vdekur LSI e 2017-ës dhe s’ka ç’bën edhe Likja se duhet të ngjallë të vdekurit…

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Po nuk shkon mor burrë i dheut që Presidenti të hyjë në Librazhd sikur po shkon fshehurazi dhe të mbajë një trastë me dekorata në sedilen e pasme!” Kështu më shkruan një bashkëqytetari im nga Librazhdi. Ishte habitur fare mileti atje sot që ka marrë Presidenti në telefon dikë per t’i dekoruar gjyshin e ikur nga kjo botë para shume vitesh! Mos u habit i thashë, nuk i dalin numrat e të gjallëve Monës se ka vdekur LSI e 2017-ës dhe s’ka ç’bën edhe Likja se duhet të ngjallë të vdekurit…

Back to top button