Ngjela: Ja si SHBA sot goditi Metën, akoma do të vazhdojë si president?

'Vlerësimi i DASH për Dvoranin'

Avokati Spartak Ngjela tha se vlerësimin e bërë nga DASH për Ardian Dvoranin e lexon si goditje e drejtpërdrejtë për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.

Këtë deklaratë Ngjela e bëri në një intervistë të shkurtër për Euronews Albania. Ai shtoi më tej se ky vlerësim për z. Dvorani, tregon se personaliteti i tij ka qenë avangardë në lidhje me pushtetin gjyqësor.

“Është një vlerësim me shumë vlerë për personalitetin tonë, por ka tre aspekte. Ngre edhe njëherë si çështje të rëndësishme luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, godet Ilir Metën nëpërmjet Dvoranit, dhe del sekretari i shtetit dhe e ngre Dvoranini, në një kohë, që ky gjyqtar, i cili unë e kam ditur dhe të gjithë e kemi ditur se ai ka qenë në avangardën antikorrussionnë lidhjen me pushtetin gjyqësor dhe pati një goditje banale nga Ilir Meta, nga Presidenti i Shqipërisë. Pyetja qw bwhet kwtu wshtw akoma do tw vazdojw presidenti i Shqipwrisw nw kwto momente tw jetw president? Goditjen kryesore e merr Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ai e ka goditur Dvoranin”, theksoi ai.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka patur përplasje të vazhdueshme me ish-kreun e KED-së, Ardian Dvoranin, sa i takon emërimeve të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti Meta e akuzonte në daljet publike Ardian Dvoranin si “mekanizëm”, që sipas tij, synonte të ndihmonte kryeministrin Edi Rama në tentativën për kapjen e institucionit të Gjykatës Kushtetuese.

Back to top button