Një nga gjyqtarët më të pasur, humb betejën me KPA dhe përjashtohet për 15 vite nga sistemi i drejtësisë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të vettingut për gjyqtarin Alaudin Malaj.

Ky i fundit përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Alaudin Malaj dha dorëheqjen disa muaj më parë, para se t’i nënshtrohej procesit të Vetting-ut.

Duke u dorëhequr, gjyqtari i Apelit nuk ishte më i detyruar të dilte para KPK-së për verifikim pasurie e figure edhe pse Malaj është lakuar për fshehje pasurie. Në vitin 2015, ILDKPI e ka kallëzuar për fshehje dhe pastrim parash të një shume prej 1.7 milionë euro.

Por, ai u pendua dhe kërkoi që të rikthehet sërish në sistemin e Drejtësisë, që çështja e tij të rikthehet në shkallën e parë të Vetting-ut.

Ai nuk e kaloi Vettingun, pasi nuk justifikonte burimet e pasurisë dhe është përjashtuar me 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Back to top button