Presidenti Vuçiç: Pres presion nga SHBA e BE për të njohur Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se mund të pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me BE, të bëjnë presion ndaj Serbisë për të njohur Kosovën në periudhën e ardhshme.

Gjatë një deklarate për mediet,Vuçiç tha se Serbinë e pret një “periudhë e vështirë”, gjatë së cilës do t’iu ekspozohet “të gjitha presioneve, fushatave dhe të pavërtetave të mundshme”, raporton REL.

“Është e rëndësishme të kuptohet pesha e pozitës në të cilën jemi sidomos tani, pas ndryshimit në administratën amerikane. Duhet të pritet presion i përqendruar i BE-së dhe SHBA-së mbi Serbinë, për të përmbushur kërkesat për, siç e thonë hapur amerikanët, njohjen e Kosovës… ndërsa, BE-ja do të përdorë një fjalor pak më ndryshe, por do të shkojë drejt të njëjtit qëllim”, tha presidenti Vuçiç.

Back to top button