Qeveria po bën gati koncensionin e radhës, do të japë me PPP edhe Portin e Vlorës (DETAJE)

Qeveria shqiptare po përgatit koncesionin e radhës për Triportin në Vlorë. Qeveria ka autorizuar për nisjen e procedurave dy ministri, atë të Infrastrukturës dhe të Bujqësisë, pasi porti shërben edhe për peshkim.

Aktualisht dhënia me koncesion është e ndaluar për shkak të zgjedhjeve, por duket se kryeministri është i bindur për mandatin e tretë ndaj ka urdhëruar nisjen e procedurave.

Objektivi i qeverisë është që përmes PPP-së, Triportin në Vlorë ta kthejë në një port mallrash dhe peshkimi, ndërsa porti aktual të bëhet një port turistik, ashtu sikur parashikohet që të ndodhë në Durrës.

VENDIMI I PLOTË

Nr. 100, datë 17.2.2021 PËR PËRCAKTIMIN E MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË SI AUTORITET KONTRAKTOR PËR ZHVILLIMIN E MUNDSHËM TË PROCEDURËS SË KONCESIONIT/ PARTNERITETIT PUBLIK PRIVAT,PËR PORTIN NË TRIPORT, VLORË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 13, të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Përcaktimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si autoritet kontraktor për zhvillimin e mundshëm të procedurës së koncesionit/partneritetit publik privat, për portin në Triport, Vlorë.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare

Back to top button