Rakacolli: Jemi në ngarkesë spitalore, ende nuk jemi afër imunitetit të tufës

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për situatën e COVID në vend, duke thënë se sistemi shëndetësor nuk është në kolaps, por ka një ngarkesë të tonazhit të lartë, për shkak se rastet e të infektuarve prej më shumë se një 1 jave janë mbi një mijë në ditë.

Në një intervistë për Report Tv, Rakacolli tha se pavarësisht shifrave të larta vendi ende nuk ndodhet në imunitetin e tufës. Aj tha se po bëhet një studim për të analizuar saktë se sa është përqindja e popullsisë së prekur nga COVID-19.

“Jemi në ngarkesë spitalore, por jo në kolaps. Jemi në ngarkesë të tonazheve të larta, pasi rastet ditore janë shtuar dhe kemi gati një javë që jemi mbi 1 mijë raste dhe këto gjithmonë shoqërohen me % rastesh që përfundojnë në spitale. Nuk jemi afër imunitetit të tufës, po bëhet një studim për të përcaktuar se sa % jemi të prekur”, tha Rakacolli

Rakacolli fol edhe për raste që nuk pranojnë të shtrohen ën spital dhe bëjnë trajtime me oksigjen në shtëpi, duke thënë se kjo është e rrezikshme pasi duhet të bëhet nga një profesionistë. Rakacolli bëri thirrje qytetarëve që të vijnë në spitale dhe të mos tremben.

“Dhënia e oksigjenit është pjesë e terapisë dhe ajo ka mënyrën  e vetë si duhet të jepet dhe duhet të mendojmë se mushkëritë janë delikate dhe presioni i oksigjenit dhe sasi duhet të behet nga profesioniste”, tha Rakacolli.

Në lidhje me denoncimet e rasteve se në spitale nuk merret shërbimi i duhur Rakacolli tha se ka të tilla dhe se duhen denoncuar në mënyrë që drejtuesit e institucionet të marrin masa, por shtoi ajo këto raste sporadike të mos hedhin poshtë punën e mirë që bëjnë bluzat e bardha.

“Vënia në vëmendje të këtyre raste që nuk bëjnë punë si duhet i bënë titullarët ta kenë në vëmendje këtë situatë. Shumica e njerëzve shërbehen me përkushtim, ankesat merren parasysh. kur dëgjohet vetëm e keqja mendohet vetëm ajo, por e mira e bëra nga bluzat e bardha është shumë herë më e madhe”, tha ajo.

Back to top button