SHIFRAT/ Korça “kokë më kokë” me Durrësin: Ja cilat janë destinacionet më të preferuara turistike për shqiptarët

Tirana është destinacioni i preferuar për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri, për vitin 2019. Referuar Vjetarin Rajonal Statistikor të Institutit të Statistikave, kryeqyteti zë 35.3% të totalit.

Korça renditet e dyta, me 15.2%, Vlora e treta, me 14.4%, ndërsa më tej Durrësi, me përkatësisht 12.8%. Megjithatë, specifikisht për qëllime pushimi dhe kohe të lirë, Vlora rezulton qarku më i preferuar për vitin 2019, me 34.1%.

Më tej Durrësi dhe Korça, me 19.9% dhe 19.4%. Ndërsa, për qëllime vizitash te të afërmit dhe miqtë, si dhe për qëllime biznesi, numri më i lartë i udhëtimeve është po në Tiranë.

Nga ana tjetër, në total për vitin 2019 janë numëruar 4.317.025 udhëtime për qëllime biznesi apo personale, brenda Shqipërisë. Udhëtimet e kryera për qëllime personale brenda vendit përbëjnë 95.9 % të udhëtimeve kurse udhëtimet për qëllime biznesi 4.1 % të tyre.(scan)

Back to top button