VIDEO/ Gjuetarët: Moratoriumi një dështim, gjuetia ka vijuar pa ndërprerje

Top Story

Gjuetari Bledar Flaga gjykon se duke e ngatërruar gjuetinë me brakonazhin, është arritur tek moratoriumi. Sipas tij, moratoriumi nuk ishte një zgjidhje, por një gabim kolosal.

“Moratoriumi nuk ofroi zgjidhje, por të vetmen gjë positive që pati ishte reagimi I parë I politikës dhe shtetit shqiptar ndaj një problemi që ishte 30 vejt i mbartur, që ishte gjuetia. Një plagë e bartur që po degjeneronte. Moratoriumi ishte reagim i parë, por reagim mediokër. Ishte një fshehje e problemit, ishte një moszgjidhje e problemit. Moratoriumi funksionoi vitin e parë, sa u doli njerëzve frika. Pastaj gjërat vijuan ekzaktësisht në vendin ku u lanë.

Nga aty vijoi njësoj siç kishte qenë. Problemi më i madh i gjuetisë që është brakonazhi nuk u zgjidh. Moratoriumi krijoi fshehje të problemit dhe problem nuk u zgjidh por u fry më shumë. Institucionet shqiptare sot e kësaj dite nuk kanë marrë asnjë lloj studimi, nuk kanë hartuar asnë lloj strategjie, nuk kanë asnjë lloj ideje se çfarë ndodh. Nuk kanë asnjë lloj inventari të faunës së egër objekt gjuetie. Dhe kjo për vetë faktin se ka moratorium.” u shpreh gjuetari, Bledar Flaga.

Kreu i Federatës së Gjuetarëve akuzon se këto shtatë vite kanë funksionuar kontrabandistët e gjuetisë që e kanë shkatërruar faunën e egër autoktone.
“Kanë funskionuar kontrabandistët, kanë funksionuar vetëm ata që janë të fortë, ata që kanë 5 lekë të cilët nuk I kanë ulur armët e gjahut qoftë një herë edhe në kohën kur kanë momentin e shtimit apo janë me të vegjël. Moratoriumi i gjuetisë ka qenë një lajthitje e këtyre që janë sot në pushtet, pa e kthyer fare në politikë, shpreh keqardhjen dhe indinjatën e thellë të mbi 17 mijë gjuetarëve që aderojnë në Federatë sepse ky moratorium vetëm e shkatërroi faunën e egër dhe nuk solli asgjë të re.

Nëse vitin e parë dha pak rezultat, në vitet e tjera vetëm një shkatërrim total. Ne nuk dimë si është gjendja e kafshëve dhe shëendëve të egra në Shqipëri sepse përpara moratoriumit të gjuetisë nuk u bë një census. As tani nuk është bërë një census, veçaërisht për kafshët dhe shpëndët që janë autoktonë. Ka census të migratorëve, por migratorët qëdnrojnë Shqipëri 2 javë deri në 1 muaj dhe ikin. Ne duhet të kujdesemi për kafshët dhe shpendët tona. Fatkeqësisht kafshët në Shqipëri janë drejt zhdukjes.” Themi Perri, Kryetar i Federatës Kombëtare të Gjuetisë dhe Konservimit

Gjuetari Stavër Qosja nga Kruma e Lushnjes shpjegon se moratorium ka bërë të vuajnë gjuetarët e ndershëm, se ata të paligjshmit ka vijuar punën njësoj.
“Ky lloj sistemi që bëri këtë lloj mbylljeje, moratoriumin, për mua është shumë I gabuar. Pse? Sepse me këtë ligj u dënuan gjahtarët e ndershëm. Kurse gjahtarët e kundraligjshëm, gjahtarët e dritës, që gjuajnë gjahun me dritë, ata vazhdojnë. Se behar, se dimër, se është në shtesë gjahu, ata nuk duan tia dinë. Dhe e kanë kthyer gjahun ën biznes.

Ata vrasin mendjen sa lepura dhe rosa do të vrasin sot që të nxjerrin të ardhura për familjen e tyre” u shpreh gjuetari, Stavër Qosja Kurse ne gjahtarët e ndershëm, dalim për sport. Kur dalim për gjueti dhe nuk vrasim, themi: shyqyr që nuk e vramë. Kënaqemi kur dalim, kur e shohim, jo kur e vrasim. Kurse ata kanë të kundërtën. Ata duan si e si ta zhdukin. Ndaç lepurin, ndaç rosën, ndaç shkurtëzën” u shpreh gjuetari, Stavër Qosja

Back to top button