76-vjetori i genocidit të Çamërisë, Shpëtim Idrizi: Mos harroni tokën e të parëve, Rama e tradhëtoi kauzën

Sot në 76-vjetorin e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, lideri i PDIU-së Shëptim Idrizi, kritikoi ashpër qeverinë duke thënë se sot në vend mbizotëron rrumpalla.

Idrizi u shpreh se heqja nga Rama e konceptit “zonë minoritare” është tradhti. Shpëtim Idrizi vlerësoi se vetëm PDIU mbron kauzën çame dhe kombëtare, duke shtuar se Edi Rama e tradhtoi kauzën e madhe, për të cilën u betua fillimisht.

“Shqipëriia doli me 9 minoritete, kurse Kosova ka 6. Shqipëria del me 9 pakica kombëtare, ndërsa ne kemi shqiptarë kudo përreth Shqipërisë. Në Shqipëri ka rrumpallë mavi. Qeveria vazhdon të bëjë gabime të mëdha. Ne vazhdojmë që të kërkojmë heqjen e ligjit të luftës. Kanë qenë dy zona minoritare në Shqipëri ajo e Dropullit dhe një në Finiq. Qeveria shqiptare ka luajtur mendsh. Heqja e konceptit “Zonë minoritare” është tradhti. Ka ekzistuar koncepti i zonës minoritare që në kohën e Mbretit Zog. Kombësia jo si ndihesh, por sic je me fakte. Nëse është sesi ndihesh, i bie që edhe tifozët e Gjermanisë qenkan gjerman, të deklarojmë në census se jemi gjermanë dhe bëhemi pjesë e BE-së. Kjo është marrëzia e radhës. Lexoni konventat ndërkombëtare për pakicat dhe ata, pra pakicat duhet të jenë në kufi. Duan të bëjnë edhe Konispolin e Himarën dy gjuheshe”, tha Idrizi.

Back to top button