Alibeaj i përgjigjet Halim Kosovës: Mos u josh nga Rama, ai ka helm brenda

Ish-deputeti i PD-së, Enkeleid Alibeaj ka komentuar deklaratën e mjekut Halim Kosova se është i zhgënjyer nga vlerësimi PD-së dhe se Edi Rama e kishte vlerësuar më shumë se vetë partia e tij.
Alibeaj u shpreh me fjalët se “ çdo joshje nga Edi Rama është me helm brenda.” Ai në intervistën tha se ka respekt të madh për kolegun dhe mikun e tij dr. Kosovën duke shtuar se përgjatë procesit të kandidaturave ka një komision që jep opinione, por organi i fundit që merr vendimet përkatëse është sigurisht Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.
“Joshje nga Edi Rama ta them me siguri është me helm brenda. Kjo është e sigurt. Unë kam respektin më të madh për kolegun dhe mikun tim doktor Kosovën.
Sigurisht një gjë është e qartë, që përgjatë procesit të përzgjedhjes së vlerësimit të kandidaturave ka një komision, kishte një komision.
Ishte ky komision të cilin e kemi dhe organ statutor i emëruar nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar siç edhe mund t’ju bëj të qartë juve dhe kujtdo tjetër që opinionet e këtij komisioni janë të natyrës konsultative.
Organi i fundit i cili do të marrë vendimet përkatëse është sigurisht Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Kështu që ky është qëndrimi për doktor Kosovën dhe për gjithë të tjerët”.