Je përdorues i kompjuterit, smartphone, tablet? KQZ të fton të aplikosh për ditën e zgjedhjeve

𝐊𝐨𝐦𝐢𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐨𝐫 𝐢 𝐙𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐨𝐟𝐫𝐨𝐧 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐬𝐡 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐞𝐥𝐢𝐭 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐞̈ 𝐩𝐚𝐣𝐢𝐬𝐣𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐞̈𝐬𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭!

Apliko nëse plotëson kushtet si më poshtë:

– të drejtën për të qenë zgjedhës;

-nuk je i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen me dashje të një vepre penale;

– ke të paktën arsim të mesëm;

-nuk ke qenë pjesë e administratës zgjedhore në dy proceset e fundit zgjedhore;

-nuk je anëtar i strukturave drejtuese të ndonjë partie politike, të paktën tre vitet e fundit;

-nuk ke qenë i përfshirë publikisht në veprimtari politike dhe elektorale për llogari të një subjekti zgjedhor në 5 vitet e fundit;

-ke njohuri dhe aftësi minimale të përdorimit të pajisjeve të teknologjisë së informacionit, si kompjuter, smartphone, tablet, etj.;

-je i gatshëm për të punuar edhe larg vendbanimit;

– je me vendbanim në territorin e qarkut ku ndodhet qendra e votimit ku do të caktohesh nga KQZ;

– nuk je ushtarak, punonjës i strukturave të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Ministrisë së Brendshme, i Shërbimit Informativ Shtetëror, Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave dhe shërbimeve të tjera me objekt veprimtarie të ngjashme me sa më sipër;

– nuk je në marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt, ose marrëdhënie pune me ndonjërin nga kandidatët që konkurrojnë në zonën zgjedhore ku ndodhet qendra e votimit në të cilën operatori teknik është caktuar.

“Detyrat e operatorit teknik lidhen vetëm me përdorimin e pajisjes së identifikimit elektronik të zgjedhësve. Ky pozicion pune përjashton çdo përfshirje në procedurat dhe veprimet e Komisionit të Qendrës së Votimit. Aplikantët do të përzgjidhen sipas Bashkisë ku kanë vendbanimin dhe do të trajnohen nga personel i kualifikuar. Afati i aplikimeve është deri me 5 prill 2021” njofton KQZ.

http://kqz.gov.al/apliko/?fbclid=IwAR0uichIScKMH167gJDMkRf9LsFP7ssJPwNc1LSCtEol_WH9e6DXn2ahEk0

Back to top button