Politikani shqiptar bën urim të PAZAKONTË për Festën e Mësuesit: Mos e gëzoftë 7 Marsin asnjë arsimtar që…

Politikani dhe eksperti Kreshnik Osmani ka bërë një urim të pazakontë për Festën e Mësuesit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan që mos e gëzoftë 7 Marsin asnjë që kontribuon në formimin e kësaj shoqërie dhe hipokrite si kjo.

Sipas tij, asnjë mësues që shpërndan injorancë në vend që t’iu ofrojë dije brezave të ardhshëm nuk duhet ta gëzojë këtë ditë.

“Mos e gëzoftë 7 Marsin dhe asnjë ditë të vitit çdokush që është aksioner/e tek formimi i një shoqërie kaq të paditur dhe hipokrite sa kjo. Injoranca është nëna e të gjitha të zezave dhe ajo po na shuan si Komb!” shkruan Osmani.

Nga ana tjetër, politikanët kanë uruar të gjithë 7 marsin duke i falenderuar mësuesit që kanë kontribuar në formimin e tyre intelektual.

Back to top button