Rama në vijën e ‘’zjarrit’’, ja si do renditet kryeministri në Vlorë dhe Durrës. Në ‘tehun e thikës’ edhe Spiropali e Bushati

Kryeministri Edi Rama duket se do i qëndrojë fjalës së tij dhe do të kandidojë në atë që quhet ‘’vija e zjarrit’’ në listat e PS.

Sipas news 24, Rama pritet të renditet në pozicionin 8 si në Vlorë dhe në Durrës.

Nga ana tjetër do të rrezikojnë edhe Ervin Bushati me Elisa Spiropalin që do të kenë pozicionet 17-të dhe 18-të në Tiranë.

Sot Rama bëri publike emrat e kryesuesve të listave, të cilat ishin të gjitha gra ndërsa drejtuesit politik të qarqeve gjithashtu pritet të kandidojnë në pozicione kyçe të objektivave të PS.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot emrat e kandidatëve që do të udhëheqin listat në 12 qarqe të vendit.

Vendi i parë në Listën e Shkodrës: Edona Bilali

Vendi i parë në Listën e Vlorës: Pranvera Sulaj

Vendi i parë në Listën e Kukësit: Greta Duraku

Vendi i parë në Listën e Korçës: Eni Zake

Vendi i parë në Listën e Dibrës: Lavdrim Krashi

Vendi i parë në Listën e Berat: Hatixhe Konomi

Vendet e para në Listën e Tiranës: Luljeta Bozo dhe Najada Çomo

Vendi i parë në Listën e Fierit: Erion Braçe

Vendi i parë në Listën e Elbasanit: Evis Kushi

Vendi i parë në Listën e Gjirokastrës: Mirela Kumbaro

Vendi i parë në Listën e Lezhës: Lindita Nikolla

Vendi i parë në Listën e Durrësit: Milva Ekonomi

Back to top button