Artan Hoxha tregon detaje të vrasjes në Elbasan: Xhuvani ka njoftuar…

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit ditën e djeshme në Elbasan.

Hoxha tha se Xhuvani është ndaluar nga një strukturë e PD për mbrojtjes së votës dhe i kanë kërkuar të tregonte çfarë kishte në makinë, pasi dyshonin se jepte para në këmbim të votës.

Gazetari thotë se Xhuvani ka njoftuar njerëzit e tij të cilët u përplasën me strukturat e PD, gjë e cila solli një viktimë. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në prani të policisë.

“Në tre furgonat e PD ndodhen mbështetësit e PD, ku ndodhen 10 deri në 12 person. janë ish-ushtarakë, ish-pjesëtarë të policisë, të cilët janë në mbështetje të PD. Ata kanë thirrur pikërisht për këtë gjë për tu përballur me kundërshtarin.

Në krahun tjetër këta kanë dalë për të kapur militantë të forcës tjetër duke mbledhur kartat e identitetit. Në momentin që është ndaluar Benzi ka kërkuar çfarë ka me vete dhe ai nuk ka pranuar. I kanë thënë të pres policinë.

Por duke pasur lokalin aty dhe në zonën e vet ka njoftuar njerëzit e vetë se e kanë ndaluar mbështetësit e PD. Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes para se të vijnë mbështetësit e PS. Në momentin që kanë ardhur mbështetësit e PS ata kanë shkuar drejtë te personi i ndaluar nga mbështetësit e PD. Aty ka nisur konflikti”, tha Hoxha në Opinion.

Back to top button