Avokati i kontrollorëve flet si i penduar: Ishte një akt emocional, një pjesë e tyre mund të rikthehen

Bllokimi i aeroportit të Rinasit për më shumë se 24 orë ka sjellë edhe arrestimin e 3 kontrollorëve, të cilët përballen me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Avokati i tyre Rezart Kthupi tha në Abc Neës se kontrollorët nuk e kishin menduar se çështja do të shkonte deri te arrestimet, duke u shprehur se kontrollorët ishin të përgatitur për dialog.

“Ishim përgatitur për dialog, tani kemi rastin e “shkopit” dhe jo të “karotës”. Nuk lamë punën në Rinas, por ishte një vijimësi ngjarjesh që kulmoi. Ishte një vit total neglizhencë dhe injorim nga institucionet dhe kulmoi me ndërprerjen e punës” tha ai.

Për sa i përket mesazheve të zbuluara në telefonat e kontrollorëve për bojkotin e punës, avokati tha se akti i kryer ishte emocional pas shkarkimit nga puna të 2 punonjësve. Sipas tij, disa nga kontrollorët mund të rikthehen prapë në punë.

“Ishte revoltë, akt emocional pasi dy punonjës u pushuan nga puna. anë njerëz të trembur, të lodhur dhe të stresuar, nuk ka asnjë habi nëse një pjesë e tyre të pranojnë kushtet që janë”, tha avokati.

Back to top button