Çudia më e madhe është justifikimi e komentimi i një vrasjeje

Nga EDMOND ARIZAJ

Çudia më e madhe është justifikimi e komentimi i një vrasjeje. E bëjnë me aq lehtësi! Marrin role që nuk i kanë krejt thjeshtë, mjafton një mikrofon, një kamerë, një portal, një profil, dhe kthehen në policë, prokurorë, gjykatës, snajperë, ekzekutorë.

Fjala kryesore dje, nga të gjithë pa përjashtim, nga të gjithë, duhet të ishte “nuk ka koment për një vrasje”. Si mund te pajtohesh me një vrasje dhe të hysh në debat, a thua është një deklaratë për shtyp?!

Ore ka njeri kokë të ftohte të kuptojë që me këto tone, me këtë gjuhë, me këtë ndërkryerje, me këtë ndezje gjakrash tek militantët, mund të jetë edhe më keq në orët e ditët e ardhshme? Kush mban përgjegjësi për dicka që mund të ndodhë diku tjetër (larg qoftë)? Si ore nuk bëri njeri thirrje për qetësi e gjakftohtësi!!!!!

Dita e djeshme? Gjithçka ndodhi në Elbasan, e më pas në politikën, median dhe rrjetet sociale, ishte krejt e çuditshme dhe e palogjikshme.

Njësoj sikur çmenduria e budallallëku të kishte goditur menjëherë. Ne flasim për vrasjen, me një lehtësi kanibalësh. Hyni në rrjete sociale, do tmerroheni se çfarë thonë. Mos harroni që shumica e komentuesve aty pa emra, janë të rinj. Janë produkti juaj. Produkt i politikës dhe prime time. Ta marrë djalli, edhe shërbimi ka një kufi.

Back to top button