“Janë ndaluar për komunikimin në Whatsapp”/ Flet Avokati i kontrollorëve, akuza që rëndon ndaj tyre

Avokati i tre kontrollorëve të ndalur, Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhir Mezini ka folur në një prononcim për mediat, duke u shprehur se Prokuroria i akuzon shtetasit e lartpërmendur për “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Avokati Rezart Kthupi bëri me dije se bisedat e kontrollorëve në një chat grupi në WhatsApp janë marrë si provë në hetime.

“Sapo kanë përfunduar procedurat për ndalimin e tre prokurorëve, akuza është shpërdorim detyre në bashkëpunim, kjo është sa i takon pjesës informative.

Zoti Fezga sapo ka kaluar Covidin, nuk është në kushtet më të mira, për të përballuar ndalimin në paraburgim. Është një akuzë që nuk mund t’u komunikohet atyre, sepse nuk janë funksionarë publikë.

Personat e ndaluar e kanë kundërshtuar ndalimin e tyre, nuk e di nëse një person mund të ndalohet për komunikime në whatsapp. Pra është një akuzë që është ngritur në bazë të komunikimit në grup.

Të bëjmë një sqarim, është e vërtetë që AlbcControl është me vetëfinancim, por është në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës, e cila kishte të gjitha mundësitë që të merrte hua, sikurse ka marrë në vitin 2019 për investime”, tha ai.

Back to top button