“Keni bërë një gabim”, aktori këshilla vëllait në Albcontrol: Të prisnit sa të ikte Rama në Turqi, pastaj ta mbyllnit, le të kthehej me skaf

Aktori i humorit Ledio Lako, ka këshilluar duke bërë ironi me vëllain tij Pirro Lako, i cili është një nga kontrollorët e AlbControl.

Teksa ka reaguar për grevën e kontrollorëve që pretendojnë se janë stresuar për uljen e rrogave, aktori thotë se ata duhet të bënin diçka që të “hakmerreshin” ndaj Ramës.

Sipas tij vëllai bashkë me kolegët e tjerë duhet të prisnin që mbyllja të bëhej sapo kryeministri të dilte nga Shqipëria, në mënyrë që të mbetej jashtë territorit shqiptar.

“Keta të Albcontrollit kanë bërë një gabim! Duhet të prisnin sa të ikte Rama në Turqi apo në një shtet tjetër Europian dhe pastaj ta mbyllnin! Le të vinte me skafin e ndonjërit pastaj”, shkruan Lako për grevën e kontrollorëve.

Back to top button