“Kuadri negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, Di Maio: Sa më shpejt të jetë e mundur!

Italia dhe Rumania ndajnë një vizion të përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Europian, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

“Perspektiva e integrimit europian përfshin të gjithë zonën të Ballkanit Perëndimor”, theksoi shefi i diplomacisë italiane, pas takimit me homologun e tij rumun, Bogdan Aurescu.

“Ne jemi dakord për miratimin e kornizave negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur si edhe për ecjen përpara edhe të Serbisë dhe Malit të Zi”, shtoi Di Maio.

E gjitha kjo, sipas tij për të ruajtur besueshmërinë për një proces themelor për stabilitetin dhe zhvillimin e një rajoni shumë pranë nesh.

“Padyshim, nga të dy palët duhet të ketë vullnet për të çuar përpara objektivat e përcaktuar”, përfundoi ministri italian./ b.h

Back to top button