Lufta ndaj Covid/ Sot janë vaksinuar mbi 13 mijë persona në Shqipëri

Procesi i vaksinimit në Shqipëri vijon me ritme të larta, ndërsa efekti duket se po ndjehet në rënien e numrit të infeksioneve të reja ditore.

Sipas të dhënave zyrtare, ditën e sotme në mbarë vendin janë kryer 13 173 vaksinime anti-COVID.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se në total ka shkuar në 372 075 numri i vaksinimeve.

Sot, 5 viktima

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 138 raste të reja nga 2584 testime.

Lufta ndaj Covid/ Sot janë vaksinuar mbi 13 mijë persona në

Back to top button