Në MPB edhe një shkelje tjetër e gjuhës shqipe

, Në MPB edhe një shkelje tjetër e gjuhës shqipe

Qytetarët shqiptarë të Maqedonisë nëse duan të aplikojnë për t’u pajisur me pasaportë, nëpërmjet ueb-faqes zyrtare të MPB-së, duhet ta bëjnë atë vetëm në gjuhën maqedonase. Ata qytetarë shqiptarë që vendosin të shkarkojnë kërkesë-aplikimin e MPB-së nuk u lejohet që në fund të saj, të zgjedhin se në çfarë gjuhe duhet ta shkruajnë emrin e tyre. Një gjë e tillë bie ndesh me ligjin ekzistues për përdorim të gjuhëve. Në aplikim madje, opsioni për të zgjedhur të shkruash në shqip emrin, nuk ekziston fare.
Gjithashtu, pjesa e kërkesës ku qytetarët pyeten se përveçse në gjuhën maqedonase, në çfarë gjuhe tjetër duan që emri i tyre të shkruhet, si opsion shfaqet vetëm në gjuhën turke, atë vllehe, serbe, rome dhe boshnjake.
Kulmi i të gjitha këtyre lëshimeve shënohet me faktin se e gjithë ueb-faqja e MBP-së është vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik. Me këtë vazhdon tradita që vetëm ato dikastere që udhëhiqen nga kuadro shqiptarë, kanë në shqip edhe faqet e internetit – ministritë dhe institucionet e tjera që drejtohen nga kuadro maqedonas, vazhdojnë të mos respektojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button