Meta kërcon Ramën: Ti para meje sillesh si lepur, do të të shkul dhëmbë e dhëmballë o bandit. Të kanë vendosur pistoletën në kokë

Ilir Meta ka shkalluar në konferencën e sotme në Presidencë.

Ai thotë se Rama do që të blerë zgjedhjet dhe se sipas tij Lëvizja Socialiste për Integrim po njeh vetë ngritje në sondazhe.

Me gjuhë agresive, Meta thotë se Ramës i kanë vendosur pistoletën në kokë dhe është përgjunjur.

“Rama mashtron duke shpifur kundër presidentit.

O karagjoz, e di e gjithë bota që 140 votat për reformën në drejtësi i bëra unë.

Ca di ti mor për Ilir Metën, ti sillesh si lepur përpara meje, kriminelet të vënë pistoletën dhe të marrin licenca”, tha Meta.

Edi Rama thotë që Ilir Meta do të ndryshojë reformën në drejtësi. O karagjoz, por e di gjithë bota që ato 140 vota i bëri Ilir Meta dhe e di gjithë bota lojërat që bëre ti me ca vagabondë dhe u detyrua Ilir Meta t’ju thërrasë të gjithëve aty, ti nuk erdhe dhe u detyrove të japësh votat siç i dhe.

E bërë atë që ke bërë, merr drejtësinë ti, por s’ka gjë, ne kemi ligjet e tua për OFL dhe policinë e shtetit dhe asgjë nuk do të preket.

Do ta luftojmë korrupsionin, do t’ja shkulim dhembët dhe dhëmballët korrupsionit dhe krimit të organizuar, të jesh i qetë për këtë. Dhe nëse nuk janë të vërteta këto, hajde ti para gazetarëve ose hajde në studio dhe unë iki që sot. Ky është burimi i ankthi tënde”, vijoi Meta.

Back to top button