Një linjë hekurudhore Shqipëri-Greqi, diskutimet kanë nisur

Shqipëria dhe Greqia kanë nisur diskutimet për një linjë hekurudhore që lidh dy vendet. Lajmi u bë i ditur nga Zëvendës Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Ioannis Kefalogiannis në një konferencë shtypi që bëri pas vizitës së tij në Kozanë dhe Kostur të shtunën.

“Qeveria ka një qëndrim të qartë për hekurudhën, për ne është një përparësi kryesore dhe, posaçërisht këtë vit, i cili është viti i hekurudhës, më lejoni t’ju them se Maqedonia perëndimore është në hartën e lidhjeve hekurudhore,” tha ai.

Duke iu referuar çështjes së një lidhje hekurudhore midis Greqisë dhe Shqipërisë, përmes Follorinë-Kapshticë-Pogradec, ai theksoi se ata duhet të “konsiderojnë zgjidhjen më të mirë të mundshme ekonomike dhe teknike”.

Ai theksoi se rruga për në Pogradec përmes Follorinës dhe Krystalopigi (Kapshticës) është “më e kohës dhe më pak e kushtueshme nga dy propozimet e tjera që janë hedhur në tryezë”.

“A duam një projekt që do të përfundojë për më shumë se 10 vjet ose një projekt që do të bëhet shumë më herët?” pyeti Kefalogiannis, duke theksuar në të njëjtën kohë se për momentin nuk ka asgjë përfundimtare në lidhje me itinerarin.

“Ne fillojmë nga e para dhe studimi që përfshin çështje të kostos do të na tregojë rrugën më të mirë, të cilën ne më pas do ta paraqesim,” tha ai.

Ai njoftoi se pjesa e ndërlidhjes Kozani-Siatista-Kalambaka do të përfshihet në planifikimin strategjik.

Back to top button