“Një pjesë te ne, një pjesë te PD”/ Rama telefonon kandidaten: Ta shkërrmoqim LSI-në

Kryeministri Edi Rama bisedoi sot në telefon nga makina e tij me kandidaten për deputete të PS, Bora Muzhaqi.

Ai deklaroi se më 25 Prill do i japin goditjen e fundit LSI-së pasi të rinjtë e saj po kthehen te partitë e mëdha.

Rama u shpreh se ata të familjes socialiste do kthehen, ndërsa një pjesë do shkojnë tek PD sepse sipas tij i ka premtuar punë dhe rroga.

Muzhaqi: Ka shumë që afrohen direkt dhe e kuptojnë që fati i vendit varet nga ata

Rama: Të duhet politika se po nuk u more ti merret politika me ty. Po në territor si po shkon?

Muzhaqi: Në territor po shkon mirë. Zona gri ka filluar të kuptojë se pavarësisht pakënaqësive puna duhet të vazhdojë. Vetëm me mandatin e tretë ecet përpara

Rama: Pakënaqësitë dhe mërzitë janë legjitime dhe ju duhet të gjithë, ta pranoni si fakt. Njerëzit duan më shumë meritojnë me shumë. Kanë të drejtë të ankohen por ka vetëm një rrugë për të vazhduar rrugën për t’u ngjitur deri në majë. Po këta të LSI, Çfarë bëjnë i shikon gjëkundi?

Muzhaqi: Me thënë të drejtën nuk i shoh gjëkundi. As në terren, as në vend tjetër. Duket që LSI në Tiranë po humbet përditë. Edhe ata që kishin marrë premtim për ndonjë vend pune po i rikthehen prapë PD-së. Nuk po merren më me LSI-në. E kuptojnë që nuk janë të majtë të vërtetë.

Edi Rama: Një pjesë e tyre te PD do kthehen se i kanë mbajtur peng me rroga e punë. Pjesa tjetër është tek ne. Kush ka mbetur akoma nga këta që janë të familjes sonë duhet të kthehen deri në 25 Prill t’u japim dërrmën

Muzhaqi: Këta të familjes sonë tek ne do kthehen, Shoh dhe rezultatet pozitive të vaksinimit

Rama: Bora shkrije akullin

Back to top button