Pas 24 orësh ndërprerje, ulet avioni i parë në Rinas, mbërrijnë vaksinat anti-COVID

Ka marrë fund ngërçi i krijuar prej ditës së djeshme, pasi këtë pasdite është ulur avioni i parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Mësohet se ka mbërritur në Rinas avioni i kompanisë “Air Albania”, me vaksina anti-Covid.

Pezullimet në aeroportin e Rinasit ishin ndërprerë prej 24 orësh, pasi kontrollorët shqiptarë vendosën të mos ushtrojnë detyrën, me argumentin se ndiheshin të paaftë dhe të stresuar, pasi iu ishte ulur paga nga 4 mijë USD në 2.4 mijë USD, për shkak të krizës së pandemisë.

Pak më parë, u raportua se në vendin tonë kanë mbërritur kontrollorët nga Turqia, të cilët do të menaxhojnë hapësirën ajrore shqiptare, deri në zgjidhjen e situatës./ b.h

Back to top button