Pazari i Korçës ku jeton tradita dhe modernia

Pazari i Korçës është monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Korçës, në qarkun e Korçës.

Ai është një nga objektet me vlera të rëndësishme historike, kulturore dhe artistike të qytetit të Korcës. Ai dallohet për planin e tij arkitektonik dhe urbanistik të ndërtuara në fund të shekullit të XX. Në të përfshihen ndërtime karakteristike me gurë ose tulla. Ato shkojnë në harmoni edhe me rrugët e gjëra të shtruara me kalldrëm. Këto, tipike për Shqipërinë e shekullit XX. Për shumë vite Pazari i Korçës ka qenë një nga destinacionet kryesore të qytetit të juglindor.

Ai mblidhte tregëtarë, vizitorë, zejtarë nga i gjithë rajoni për te ekspozuar në një hapësirë qendrore të qytetit. Dyqanet ishin përgjithësisht dy apo trekatëshe. Në kompozimin e tyre ndikonte edhe lloji i zejeve. Njësia e dyqanit dallohej për tre element të rëndësishëm në përbërjen e saj . Këto, si, vendi i punës, pjesa e ekspozimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale dhe vendi i depozitimit të lëndeve të para. Ky i fundit shpesh përbënte njësi më vete.

Pazari i Korcës ndodhet në zemër të qytetit të serenatave. Shumë pranë lagjeve të vjetra dhe atraksioneve të qytetit. 10 minuta më këmbë nga Parku “Rinia”. 5 minuta më këmbë nga pedonalja e Korçës. 7 minuta më këmbë nga Bashkia e Qytetit, etj. Kjo zonë tashmë ofron një larmishmëri shërbimesh turistike.

Çdo vizitor mund të gjejë një gamë të gjerë produktesh në një hapësirë joshëse të veçantë. Ato nuk reshtin së treguari përhistorinë, kulturën, shërbimet dhe personalitetin unik të tregtarëve korçarë.

Sapo futesh në Pazarin e Korçës në mënyrë të menjëhershmë zhytesh në të shkuarën e kësaj zone. Ajo ruan të njëjtat mbresa arktitektonike të godinave. Ashtu si më shumë se një shekull me parë. Por të pasuruara me biznese që ofrojnë akoma më shumë.

Aty ofrohen shërbimet e hotelerisë,restoranteve, bareve, kafeneve, produkteve artizanale dhe tipike korçare.

Back to top button