“Plazh publik me 5 yje”/ Rama nxjerr pamjet nga ‘Lungomare 2’ (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga puna në Lungomare 2 në Vlorë. Kreu i qeverisë në postimin e tij në Facebook, shkruan se është në përfundim ngritja e plazhit publik me 5 yje, ku shton se deri dje aty ishte një turp publik me kioska e me ferra.

Ndër të tjera Rama thekson se më në fund duket se vendi po del nga tuneli i pandemisë dhe do bëhet akoma më shumë për Vlorën e krejt Shqipërinë.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë nga Lungomare 2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me 5 yje, aty ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Back to top button