Rama: Ja si Meta e Berisha morën peng Rinasin për të nxitur revoltë popullore. Pse hesht Basha?

Për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit, kryeministri Edi Rama bën fajtor të drejtpërdrejtë Sali Berishën dhe Ilir Metën, sipas së cilës e kanë marrë peng duke e trajtuar vendin si plaçkë.

Për kryedemokratin Lulzim Basha, Rama thotë se heshtja e tij, tregon shumë, që nuk është gjë tjetër veç se një kukull në duart e dyshes Berisha-Meta.

Rama ka shkuar edhe më tej duke thënë se Meta dhe Berisha tentuan të bllokonin procesin e vaksinimit në vend që shumë njerëz të mos merrnin dozën e dytë të vaksinës dhe të niste një revoltë dëshpërimi, e megjithatë thekson se kanë gjetur kryeministrin e gabuar për të sfiduar.

Nga Dropulli, kreu i qeverisë ka ironizuar arsyet e dhëna nga kontrollorët ajror për lënien e punës, të cilët kanë shpallur paaftësi për shkak të stresit që kanë përjetuar si pasojë e pandemisë dhe uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400. Ai ka bërë një paralelizëm me situatën në spitalet COVID, duke shtruar pyetjen se ‘çfarë do të ndodhte nëse mjekët e spitaleve COVID do të linin punën për shkak se janë të stresuar’.

Prej 24 orësh, fluturimet në Aeroportin e Rinasit janë të pezulluar për shkak se kontrollorët ajror kanë shpallur paaftësi për punë, se kanë stres pas uljes së pagave. Si rezultat, siç ka njoftuar më herët kryeministri Edi Rama, sot nuk ka mundur që të mbërrijë sasia me vaksina anti-COVID.

Prej 24 orësh, fluturimet në Aeroportin e Rinasit u pezulluan për shkak se kontrollorët ajror kanë shpallur paaftësi për punë, se kanë stres pas uljes së pagave. Si rezultat, Belinda Balluku mblodhi Komitetit të Mbrojtjes Civile, organi i përhershëm i Emergjencave Civile. Nga ana tjetër, 3 prej kontrollorëve, kreu i sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini janë arrestuar.

Back to top button