Rreth 243 mijë të vaksinuar në Shqipëri, sa doza u injektuan 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 10 163 vaksinime. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Përmes një postimi në Twitter, ministrja njofton se në total ka shkuar në 242 542 numri i vaksinimeve në Shqipëri.

Sot në Rinas kanë mbërritur 100 mijë doza të vaksinës kineze, ndërsa ngarkesa erdhi me një ditë vonesë, pasi ishte planifikuar të mbërrinte ditën e djeshme, por u pezullua si pasojë e ndalimit të fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Sot, 6 viktima

6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3024 testime të kryera, janë konfirmuar 317 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 529 persona.

Rreth 243 mijë të vaksinuar në Shqipëri, sa doza u injektuan

Back to top button