Spahiu bën krahasimin: Kontrollorët shqiptar janë të pakënaqur që rroga 4000 euro, u shkurtua disa muaj në 2400 euro

Kreshnik Spahiu, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për protestën e kontrollorëve të Albcontrol, që ka paralizuar fluturimet në aeroportin e Rinasit.

Ai ka bërë një krahasim me vende të ndryshme të cilët kanë pasur dëmtime nga COVID-19, duke pasur shkarkime të personelit dhe gjithashtu duke falimentuar.

Sakaq, ka përmendur kontrrollorët shqiptar të cilët nuk kanë pasur shkurime pune, por për shkak të pandemisë, këto muaj kanë pasur ulje të rrogës dhe për këtë arsye kanë protestuar.

” Lufthana ka nxjerrë 60% personelit pa punë,

Alitalia ka shkarkuar 30% personelit,
Në Berlin u mbyllën 2 aeroporte: Tegel dhe Schönefeld. 100% e kontrrollorve gjerman dolën papunë.
British-Airway ka shkurtuar 28% punonjsit.
Afro 20 kompani fluturimi kanë shpall falimentin.
Zyrtarisht fluturimet në 2021 janë ulur 50% për shkak të Pandemisë.
Kontrrollorët shqiptar janë të pakënaqur që rroga 4000 euro, ju shkurtua disa muaj në 2400 euro.”- shkruan Kreshnik Spahiu.
Back to top button