‘U dhunova nga shefi i policisë’/ Braçe nxjerr të dhënat e spitalit: Gruaja që çmendi dynjanë nuk ka thyer dorën, ja si po mashtron

Elsa Bita, aktivistja e PD-së në Divjakë pretendon se është dhunuar ditën e sotme nga shefi i Komisariatit, Altin Shehu.

Në media u përfol se ajo ka thyer krahun nga dhuna, por zv.kryeministri Erion Braçe thotë se kjo nuk është e vërtetë.

Braçe ka publikuar një deklaratë të spitalit të Lushnjes, ku u trajtua aktivistja e PD, në të cilën thuhet se nuk ka thyerje të kockave. Gjithsesi, në deklaratë thuhet se pacientes iu vendos një allçi mbrojtëse.

Sipas Braçes, aktivistja e PD nuk ka asnjë shenjë dhune.

Mesazhi i Erion Braçes

Çfarë mashtrimi, çfarë turpi, çfarë neverie!

Gjithë historia që çmendi dynjanë sot në mengjes me “thyerjen e dorës se një gruaje në Divjake”, është mashtrim

Zero thyerje dore, parakrahu apo krahu.

Zero thyerje qafe, zero ndrydhje qafe.

Zero thyerje apo ndryshje gjëkundi tjetër në trup!

Zero shenja dhune kudo në trup.

Gjithçka pas grafisë e skanerit, konfirmuar nga grafia dhe skaneri.

Tani krimineli Sali Berisha, sivellau i tij Ilir Meta, të kene turp për çdo ndyrësi që nxorren nga goja e me të cilën ndyne të vërtetën!

Me mua s’do ja dilni kurrë, sa kohë kam vetëm një rrugë ku eci e jetoj, rrugën e ligjit, drejtësisë e zotit.

Ndërkohe pergjigje për kriminelet ordinere në strukturen e Mbikqyrjes së Territorit” a keni?

'U dhunova nga shefi i policisë'/ Braçe nxjerr të

 

Back to top button