U eliminua politikisht nga LSI/ Luan Rama zbulon pse nuk u takua me Vasilin dhe Haxhinaston në Vlorë

I ftuar sot në “Breaking” në Top News, zv/kryetari i LSI, Luan Rama, foli ekskluzivisht lidhur me zërat për krisjen e tij me drejtuesit e LSI dhe afrimin me PS.

Rama tha se ka qenë gjithmonë socialist dhe nuk e ka fshehur asnjëherë ndërsa theksoi se ndodhet në Vlorë për qytetarët që janë tallur dhe fyer nga Rilindja.

I pyetur se pse nuk u takua me Vasilin dhe Haxhinaston në Vlorë, ai thotë se kanë pasur angazhim tjetër megjithatë nuk kanë munguar mbledhjet për të bërë të mundur fitoren e LSI.

“Vasili dhe Haxhinasto kanë qenë në një angazhim tjetër, ndërsa unë kam qenë në aktivitetin tim në lumin e Vlorës.

Kemi qenë në agjenda të përcaktuara dhe nuk ka gjë të keqe që kolegët e mi ishin në një tavolinë punë. Në takim nuk mungoja vetëm unë por edhe kandidatë të tjerë të listës së LSI në Vlorë sepse secili ka agjendën e vet dhe në këto ditë të fundit të fushatët, jemi më shumë në kontakt me njerëz.

Me Vasilin para 2-3 netësh kemi bërë një mbledhje për të bërë të mundur fitoren e LSI dhe largimin e Rilindjes. Me Vasilin kemi shkuar në mbledhjen e shtabit elektoral të Vlorës për atë që kemi bërë deri tani,” tha Rama.

Back to top button