VIDEO/ Gazmend Bardhi pak sekonda pas vrasjes së Xhuvanit në skenën e krimit, justifikon ekzekutimin: Janë shtabi i vërtetë i Taulant Ballës, makina e mbushur me karta identiteti dhe para

Në vendin e ngjarjes ku është ekzekutuar Pjerin Xhuvani, kanë shkuar edhe drejtuesi politik PD-së në Elbasan, Gazmend Bardhi dhe kandidati i PD-së, Luçiano Boçi.

Është shokuese deklarata që ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili kryeson listën e opozitës në këtë qark.

Ai në prononcim në vendin e ngjarjes ka deklaruar se bëhetr fjalë për një njeri që sipas tij është i shtabit elektoral të Taualant Ballës dhe se në makinën e tij kishte para dhe karta identiteti.

“Aty i kishit, ti kishit kapur, kapeni me median (u drejtohet policeve). Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenonteve te krimti te organizuar dhe trupin e shihni vete atje. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vertetet i Taulant Ballës”- u shpreh Bardhi./ b.h

Back to top button