VIDEO/ Kryemadhi flet pas ‘tretjes’ së LSI: I kërkoj falje Ilir Metës, por do të ringrihemi nga hiri ynë

Në emrin e saj personal, dhe atë të LSI, Monika Kryemadhi i ka kërkuar falje Ilir Metës.

Kjo sipas Kryemadhit, pasi gabuan kur dogjën mandatet dhe bojkotuan zgjedhjet lokale.

Kryetarja e LSI tha se partia që ajo drejton do ta çojë deri në fund betejën ligjore për procesin zgjedhor.

Ajo u shpreh se 70% e 80 mijë votave të pavlefshme i përkasin asaj.

“Uroj bandat dhe oligarkët për fitoren. Gjithashtu uroj presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta. Ne jemi si Feniksi, do të ringrihemi nga hiri ynë” – tha ajo teksa sulmoi mediat si të angazhuara kundër LSI-së gjatë fushatës.

Kujtojmë se LSI mori vetëm 4 mandate, nga 19 që kishte zgjedhjet e kaluara.

/javanews/a.r

Back to top button