VIDEO/ Pipero shfaqet në spotin e PS, i përgjigjet opozitës: Politika juaj dëmton procesin jetik të vaksinimit

“Dëgjoj disa politikanë të deklarojnë se vaksinimi mbjell vdekje dhe nuk dua ta besoj që ata nuk duan që Shqipëria të vaksinohet”.

Kështu e nis fjalën e tij mjeku Pëllumb Pipero i cili është shfaqur së fundmi në një spot të Partisë Socialiste.

Duke iu përgjigjur panikut të mbjellur nga opozita, kryesisht nga Basha, Berisha, Tritan Shehu dhe Petrit Vasili, mjeku shton se politika e tyre e dëmton këtë proces jetik. Madje, shton Pipero, opozita rrezikon sezonin turistik. Ai komenton edhe mitingjet e Lulzim Bashës duke u shprehur se grumbullimet që shtojnë infektimet duhet të ndalen.

Pëllumb Pipero është një tjetër figurë që i bashkohet publikisht fushatës së socialistëve. Më herët, në spotet e PS janë shfaqur edhe aktorët Tinka Kurti e Robert Ndrenika.

Për më tepër ndiqni videon:

Back to top button