VIDEO/ Zagoria që i dha aq shumë Shqipërisë, mbetur si një fill i këputur

Fshatrat e Shqipërisë/ Çohu Çajup nga varri dhe këndoji Zagorisë sot, jo më nga malli por nga halli

Një krahinë që i ka dhënë aq shumë Shqipërisë dhe shqiptarëve, sot po i humbet gradualisht të gjitha.

Gjithë elementët e jetës të formuara gradualisht nëpër shekuj. Askush nuk po e kupton, se si vetëm brenda pak vitesh po e lëshojmë nga duart. Një zonë që ka pasur mbi 4000 banorë, sot ka më pak se 10%.

Padyshim, i kemi një borxh kësaj krahine…duke e shkelur një herë të paktën. E kemi harruar Zagorinë, e cila është ende aty mes maleve duke pritur, njëjtë siç nëna pret në një cep t’i kthehen fëmijët nga kurbeti.

Ilnisa Agolli, na rrëfen përmes kësaj udhe në “Fshatrat e Shqipërisë” vlerat e mëdha të kësaj toke, që për poetin e Atdheut dhe të mërguarve Çajupin, ishte magjia e fjalës. Malli i shqipes për gurët e vendlindjes dhe sot për të kujtohen vetëm zagoritët e shpërndarë në të gjithë botën dhe askush nga ne.

A nuk është çudi, për një trevë e cila dha shumë në arsim, kulturë dhe në jetën ekonomiko-shoqërore të vendit të mbetet si një gur në rrokullimë? Sot veç gurëve, janë shtuar vetëm rrënojat dhe nuk po rilind asnjë shtëpi e vjetër apo biznes.

Agolli, e mbyll këtë episod nga kjo majë e lartë e gjeografisë dhe historisë me këtë pyetje: A mundemi dot ta ruajmë dhe t’i ndërpresim të tatëpjetën që ka marrë, duke mos e kthyer në një fantazëm?

Shiheni videon e plotë:

Back to top button