Vrasja në Elbasan/ Kryemadhi: Fajin e ka Rama që blen vota, jo ne. Të gjitha institucionet janë në shërbim të PS-së

Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ngjarja e ndodhur sot në Elbasan nuk është e papritur. Sipas saj, të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të Partisë Socialiste për të krijuar infrastrukturën për të blerë vota dhe shpërndarë para.

-Si e komentoni ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ish-kreu i LSI Elbasan, dhe u plagosën katër persona të tjerë?

Nuk është ndonjë gjë e papritur, duke pasur parasysh mënyrën se si është ndërtuar e gjithë fushata elektorale në të gjithë Qarkun e Elbasanit nga Partia Socialiste, e sidomos nga kreu i saj Taulant Balla. Për të vazhduar më pas me Prokurorinë e Rrethit të Elbasanit, atë që e kam thënë gjithmonë, ku ka një konflikt interesi midis kryeprokurorit të Elbasanit dhe vëllait të tij që është kandidat për deputet në listën e PS.

Normal që do të shpërthente një konflikt i tillë, sepse kur të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të Partisë Socialiste, nuk po merrem me çështjen e shpërndarjes së parave, sepse kjo çështje tashmë është bërë jo vetëm modë, por edhe mënyrë jetese që çdo njeri që shkon dhe flet për politikë, jo vetëm në Elbasan, por kudo. Mjafton të dalësh në rrethinat e Tiranës, mjafton të shkosh në Kavajë, në Rrogozhinë, në Durrës e kudo. Pra njerëz të cilët presin paratë e rindërtimit në këmbim të votës, presin para në duart e tyre në këmbim të votës, por kjo është një histori që do të fillojmë të merremi me njëri – tjetrin dhe nuk do të merremi me thelbin e problemit që është.

Unë gjej momentin që ti shpreh ngushëllimet Mondës, bashkëshortes së Pjerin Xhuvanit dhe Evit, vajzës së tij, të cilat kanë humbur bashkëshortin dhe babanë e tyre. Për hir të së vërtetës unë e njoh Pjerinin, apo Pipin sikurse i thoshin shkurt, që shumë vite më parë. Nuk e mendoja kurrë që do të shkonte deri në këtë përballje, që për hir të së vërtetës ka kaluar limitet qoftë njerëzore por edhe të logjikës politike”, tha Kryemadhi.

Ajo tha se Edi Rama është i humbur dhe po bën gjithçka për të prishur procesin zgjedhor. Ajo tha se një mënyrë që mund të përdorë Edi Rama është ajo që komisionerët te fusin disa fletë për kandidatë të ndryshëm në mënyrë që kutia të dalë e pavlefshme. Po ashtu një mënyrë tjetër tha Kryemadhi është ajo e provokimit dhe krijimit të incidenteve.

Tashmë Edi Rama në opinionin publik është i humbur dhe do të tentojë të prishë procesin zgjedhore. Dhe kush është prishja e procesit zgjedhor? Për të përdorur komisionerët, qoftë dhe naivitetin e komisionerëve. Fusim 10 flet për kandidatin e PS, 10 për PD, 10 për LSI dhe jemi në rregull, gjasme u bëjmë qejfin kandidatëve.

Por kur të numërohen nëse do të dalin shenjat e gishtërinjve më pak se fletë votimi në kuti, kutia e votimit del e pavlefshme. Nëse kjo bëhet në të paktën 1/3 e kutive të votimit në Shqipëri, Edi Rama do të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve.

Prandaj të gjithë komisionerët e opozitës, ne po i njoftojmë të gjithë komisionerët tanë, u kemi bërë një udhëzues, ua kemi bërë shumë të qartë, të jenë të kujdesshëm sepse në raste të tilla komisionerët dënohen me 15 vite burg.

Rama ka strategji dhe provokuar çdo lloj incidenti dhe për te ceduar dhe prishur procesin zgjedhor. Këtë strategji e ka pasur që më fletën e votimit. Rama nuk e ka problem koston, për imazhin e qeverisë së tij, sepse po ta kishte problem këtë, do të kishte ndërtuar shtëpitë e shembura të tërmetit të 26 nëntorit. Ai ka problem se si e si të zvarrisë qëndrimin e tij në karrige dhe të kapë shtetin, praktikisht ka bërë një grusht shteti institucional, tani kërkon ta bëjë grushtin e shtetit nëpërmjet policisë, bandave, prokurorisë etj.

Është një nga detyrat kryesore të opozitës për tu përqendruar tek administrimi i procesit zgjedhor dhe tek përqendrimi për të mësuargjedhësit se si duhet të votojnë, pasi është pak e ngatërruar sidomos për Tiranën dhe rrethet e tjera, pasi janë nga 2 numra që duhet të vendosin. Nuk janë fokusuar psh, voton numrin 6 dhe numrin 1”, shtoi ajo

Back to top button